19,05,2024

Kryeministri kërkon nga ZRRE-ja që qytetarëve t’u kthehen për faturat e veriut

Must Read
05.01.2018.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që të kompensojë qytetarët për ngarkesën me tarifat e veriut.

Haradinaj e pati këtë kërkesë për përfaqësuesit e ZRrE-së me të cilët është takuar sot në zyrën e vet.

“Kërkova nga përfaqësuesit e ZRrE-së të gjendet mënyra e kompensimit të qytetarëve për ngarkesën e shtuar tarifore, e aplikuar pa të drejtë për vite të tëra për mbulimin e humbjeve në komunat veriore”, ka deklaruar Haradinaj, pas takimit.

“Kam kërkuar, poashtu, që të bëhet evidentimi dhe klasifikimi i humbjeve teknike. Rreth 12% e humbjeve teknike vijnë si pasojë e keqpërdorimeve të qëllimshme”, deklaroi kryeministri, raporton Insajderi.

Haradinaj deklaroi se do të angazhohet që këto keqpërdorime të ndalen përmes mekanizmave relevantë dhe ndryshimi të shpërndahet te qytetarët përmes lehtësimeve tarifore. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img