18,05,2024

Kryeministri izraelit bisedon me ambasadorin amerikan pas votimit në OKB

Must Read

Kjo projektrezolutë e votuar të premten i kërkon Izraelit të “ndërpresë menjëherë çdo aktivitet kolonizimi në territor palestinez të pushtuar, ndër të cilët Jerusalemi lindor” dhe shprehet se kolonitë”nuk kanë vlerë juridike”.

Për herë të parë që nga viti 1979, Shtetet e Bashkuara nuk vendosën veton ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit lidhur me kolonizimin, ndërkohë që deri atëherë e mbështesnin Izraelin në këtë çështje tejet delikate. Abstenimi i tyre bëri të mundur që projektrezoluta të miratohej, përcjell Atsh.

Përfaqësues të 10 ndër 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që votuan pro projektrezolutës ishin thirrur gjithashtu të dielën në Ministrinë e Jashtme izraelite, bëri të ditur Emmanuel Nahshon.

Venezuela, Malajzia, Senegali dhe Zelanda e Re—katër vendet që kishin paraqitur projektrezolutën për votim, nuk ishin thirrur, sepse ato nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe nuk kanë përafqësi të shtetit hebre.

Mes përfaqësuesve të huaj të thirrur, vetëm ambasadori amerikan është takuar me Benjamin Netanyahu, i cili administron portofolin e ministrit të Jashtëm përveç funksionit të kryetarit të qeverisë, bëjnë të ditur burime zyrtare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img