11,01,2026

Kryeministri Haradinaj i ndan Labinot Tahirit medaljen e Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë deputetit, Labinot Tahiri, medaljen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Haradinaj përmes facebook ka bërë të ditur që kjo medalje iu nda Tahirit, në nderë të punës dhe humanizmit të tij të treguar përgjatë viteve ndaj qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.
Si Kryeminister i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img