Në Nizhny Novgorod, Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të mposht Danimarkën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:2, pasi koha e rregullt përfundoi barazim 1:1.
Fillimi i ndeshjes na bëri të kuptojmë se përballja mes Kroacisë dhe Danimarkës do të dhurojë shumë gola.
Kjo pasi deri në minutën e katërt të ndeshjes, të dy kombëtaret arritën të realizojnë nga një herë.
Ishte Danimarka që në minutën e 1’ gjeti rrjetën përmes Jorgensen, për 1:0.
E shpejtë ka qenë përgjigja e Kroacisë, që ka barazuar në 1:1 me anë të Mandzukic në minutën e katërt të ndeshjes.
Por e kundërta ndodhi në vazhdimin e ndeshjes, ku të dy skuadrat lojën e përqendruan në mesfushë, pa arritur të gjejnë golin, e po ashtu duke dështuar edhe të krijojnë raste të mira shënimi.
Rezultati 1:1 dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Kroacia pati mundësi të artë të shënonte golin e fitores, kur Rebic fitoi penallti në minutën e 116.
Këtë mundësi nuk e shfrytëzoi Modric, që nuk arriti të mposht Kasper Schmeichelin nga pika e bardhë.
Edhe çerekfinalisti i kësaj përballje, u përcaktua me penallti, ku Kroacia arriti të fitojë me rezultat 3:2.
Në çerekfinale, Kroacia do të takohet me Rusinë./Lajmi.net/