06,05,2024

KRM “Pastërtia” do të kujdeset edhe 1 vit për higjienën publike të Shtimes

Must Read

Komuna e Shtimes vazhdon edhe për një vit kontratën me Kompaninë Regjionale për Mbeturina  “Pastërtia”, gjegjësisht me njësinë operativë në këtë komunë. Sipas kësaj kontrate KRM “Pastërtia”, obligohet që për 12 muajt e ardhshëm t’i ofrojë kësaj komune shërbime cilësore në mirëmbajtjen e higjienës publike në rreth 50 rrugë e rrugica, trotuaret, mirëmbajtjen e parqeve, shesheve dhe objekteve përkujtimore, sikur edhe pastrimin e lumit Shtimjanja nga mbeturinat e amvisërisë.

Sipas kësaj kontrate Njësia Operative e KRM “Pastërtia” në Shtime, gjatë muajve të sezonit dimëror  do të obligohet që të mirëmbajë rrugët dhe rrugicat duke e hequr borën, akullin dhe t’i kryposë ato.

Kontrata 12 mujore për të gjitha këto shërbime të ofruara nga KRM “Pastërtia” në komunën e Shtimes, është në vlerë prej 42 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img