04,12,2024

KRISHTLINDJA E FUNDIT E IMZOT NIKË PRELËS

Must Read

Bashkim Fazliu Migjeni

Sa herë që vije Krishtlindja, më kujtohet mesha e fundit e Imzot Nikë Prelës, i cili ndonëse në karrocë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, arriti që të mbante meshën më të rëndësishme dhe të përçonte mesazhin e paqes dhe shpresës të kësaj dite të shenjtë. Asnjëherë nuk do ta harroj mesnatën e 24 dhjetorit 1995 në kishën Katolike të Ferizajt, ku e tërë ceremonia zhvillohej në shqip, gjë të cilën fatkeqësisht nuk e kisha hasur më parë tek xhamitë (dhe nuk besoj se mund ta gjeni edhe sot). Zoti, si Krijues i gjithçkaje dhe Infiniti vetë, sigurisht se duhej të kuptonte edhe shqip, prandaj aty luteshin në shqip të krishterët shqiptarë, që në fakt, si pasardhës të ilirëve, ishin edhe të krishterët e parë evropian. Asnjëherë nuk do ta harroj qortimin që Imzot Nike Prela bënte për kualifikimin “Legjenda biblike”, duke e kundërshtuar me sa fuqi që i kishin mbetur, për të provuar se ngjarja më e famshme në historinë botërore – Lindja e Krishtit – Jezusit, kishte ndodhur në të vërtetë dhe nuk ishte legjendë biblike. Holli i Kishës kumbonte me mesazhet e tij. Ai si duket e kishte gjetur Zotin dhe komunikonte lirshëm në gjuhën e Zotit – në gjuhën shqipe. Lum ai!

Gëzuar Krishtlindja – lindja e një SHPRESE!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img