13,09,2025

Krimi në rritje

Must Read

Numri i pacientëve që lëndohen me armë të zjarrit apo edhe me armë të ftohta e që kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së është jo i vogël.

Spitali i vetëm në Kosovë që ofron ndihmë mjekësore emergjente të nivelit terciar, për gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ka trajtuar 207 persona me lëndime nga armët e zjarrit, si dhe armët e ftohta. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kohore edhe katër pacientë tjerë kanë ndërruar jetë, derisa nuk kanë arritur të mbijetojnë nga plagët që kanë marrë si rezultat i armëve.

Këto statistika janë konfirmuar nga Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së.  Lenjani për gazetën “Zëri” ka thënë se numri i rasteve që janë plagosur për gjashtë muajt e parë të vitit është tejet shqetësues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img