29,11,2024

Krimi horror: Anestezisti vret gruan dhe vajzën duke mbushur me gaz topin e Yogas.

Must Read

Një doktor anestezist akuzohet se ka vrarë gruan dhe vajzën e tij duke përdorur një top Yoga, të cilin e kishte mbushur me monoksid karboni.

Mjeku i cili quhet Khaw Kim-sun është dërguar në gjykatë për akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur në 2015, kur gruaja dhe vajza e tij 16 vjeç u gjetën në një mini Cooper.

Akti i ekspertizës zbuloi se vdekja e tyre kishte ardhur nga gazi.

Policia gjeti dhe një top Yoga që ishte i shfryrë në bagazhin e makinës.

Sipas hetimeve, burri kishte vendosur topin plot me gaz në bagazh dhe kishte bërë mënyrën që të rridhte, raporton Ora News.

Doktori pretendon se është i pafajshëm, por hetuesit thonë se 53 vjeçari nga Malajzia kishte lidhje me një studente dhe gruaja nuk kishte pranuar t’i jepte divorcin.

Po sipas hetimeve, burri nuk kishte dashur që të vriste vajzën e tij, pasi ditën e vdekjes i kishte kërkuar asaj të qëndronte në shtëpi dhe të përfundonte detyrat, dhe të mos shkonte me të ëmën.

Ndërkohë, ka dhe dëshmitarë që kanë parë mjekun anestezist që mbushte topin e Yogas me monoksid karboni.

Ai u kishte thënë kolegëve se do e përdorte për lepujt, por më pas policie i kishte thënë se donte të vriste minjtë në shtëpi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img