01,11,2024

Krasniqi thotë se Kushtetua nuk i jep mandat presidentit të bisedojë për ndryshim kufijsh

Must Read

Krasniqi që tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate të Kosovës, ka thënë se Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë i shtetit nuk e ka mandatuar asnjë institucion të negociojë për një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

T’i thuash fëmijës, guxon apo nuk guxon ta bësh ketë veprim, guxon apo nuk guxon të udhëtosh natën nga një vend në tjetrin, mbase edhe është normale. Por, t’i thuash një kryezyrtari të shtetit, një përfaqësuesi të popullit apo një qeveritari: guxon a nuk guxon ta bësh ketë veprim politik, guxoni a nuk guxoni ta ndalni veprimin e Presidentit apo të Kryeministrit edhe kur ai dukshëm dëmton vendin, është më shumë se budallaki.

Çështja nuk është guxon apo nuk guxon Presidenti të bisedon për kufijtë e vendit, për korrigjimin e tij, por a ka mandat për atë çështje, nëse po kush ia dha dhe kur? Çështja e bisedimeve për territorin është e sanksionuar në Kushtetutë dhe Kodin Penal të Kosovës. Kur bëhen veprimet që janë kundër dokumentit bazik të shtetit. E në rastin tonë kemi përpjekje për të bërë veprim kundër tërësisë territoriale të shtetit.

Kuvendi si organi më i lartë i shtetit nuk e ka mandatuar as një institucion të lartë të shtetit dhe asnjë drejtues të ndonjë institucion që të bëjë pazare me territorin e vendit. Po të ndodhte kjo, atëherë veprimi do të ishte i institucioneve përkatëse të shtetit që paguhen nga paraja publike për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit. Pasi me Kushtetutë janë të ndara pushtetet dhe pavarësia e tyre e veprimit, veprimi i tyre duhet të jetë ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe Kushtetutën.

Pyetja duhet të shtrohet: Ka apo nuk ka mandate filani e fisteku për të biseduar për lëvizjen e kufijve?

Me Kushtetutën tonë, këtë mandat nuk e ka Presidenti i Kosovës. Pse Presidenti i Kosovës ketë mandat nuk e kishte në vitet 2012- 2013?

Mos është ndryshuar Kushtetuta në ndërkohë?

Ketë nuk mund ta pohoj askush. Pasi ndryshimi nuk ka ndodhur./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img