26,12,2024

Krasniqi: Situata politike e tensionuar

Must Read

Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe njëri nga përfaqësuesit e partisë “Nisma”, Jakup Krasniqi, i konsideron të dëmshme dhe njëkohësisht të rrezikshme deklaratat e kryeministrit dhe presidentit për demarkacionin. Ai thotë se situata politike është shumë e tensionuar, ndërsa zgjidhja është tek ekspertët

Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t’i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur. Kështu ka deklaruan në intervistën dhënë “Zërit” lideri i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, i cili situatën aktuale politike e sheh shumë të komplikuar.

Ndërkohë duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, për të dyshuar se ata po mbrojnë interesa të tyre personale e jo interesat e vendit. “Kjo bindje e krijuar, pa dyshim që ndikon në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Krasniqi, ish-kryeparlamentar i Kosovës në dy legjislatura.

Ndërsa sa i përket vizitës së nënkryetarit të SHBA-së, Joe Biden, Krasniqi ka thënë se ishte shumë e rëndësishme goditja e korrupsionit që ai e bëri në fjalimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img