11,09,2025

KQZ jep detaje: Mërgimtarët do të thirren më shumë se tre herë në telefon për t’u verifikuar si votues

Must Read

Nga KQZ kanë dhënë detaje për formën e verifikimit të votuesve jashtë Kosovës përmes telefonit, vendim ky i cili ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi me anë të një konference për media ka sqaruar se aplikuesi do të thirret tri herë e më shumë në telefon.

Hera e parë dotë jetë sipas kohës lokale në Kosovë.

Hera e dytë do të jetë sipas kohës lokale të shtetit të banimit.

Ndërkaq hera e tretë do të jetë edhe pas orarit të punës sipas kohës lokale ku gjendet personi që ka aplikuar.

Telefonatat do të kryhen nga sekretariati i KQZ-së.

Për këtë propozim kanë votuar të gjitha partitë politike, ani pse pas miratimit të të njëtit ka pasur reagime të ashpra nga VV.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img