KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

Share

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë kërkuar 7 qershorin si datë për të organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Radoniqi ka thënë se në takim kërkoi që data e zgjedhjeve të jetë sa më e vonshme në mënyrë që të bëhen përgatitjet e duhura.

“Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë. I mbetet presidentes. Gjykata Kushtetuese e ka caktu, 31 maji ose 7 qershori. Për ne është 7 qershori, tash i mbetet presidentes me vendos”, ka thënë ai.

Sa i përket buxhetit, ai ka thënë se ende nuk është diskutuar në KQZ, por “besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara” (rreth 10 mln euro v.j.).

7 qershori është afati i fundit i mundshëm për organizimin e zgjedhjeve.

Të ngjashme: