02,07,2025

KQZ e bllokuar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk pritet të zhbllokohet të paktën edhe disa ditë. Pasi Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të marrë interpretimin në lidhje me numrin e nominimeve, që kanë të drejtë t’i bëjnë secili prej subjekteve politike me shumicë shqiptare.
E derisa kushtetuesja të përgatit mendimin e saj, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk do të këtë asnjë anëtar të institucionit që ajo e udhëheqë.
Disa nga subjektet politike i kanë dërguar propozimet e tyre në presidencë, e disa të tjera ende nuk kanë arritur pajtueshmëri rreth emrave.
Burimet e Indeksonline brenda KQZ-së kanë thënë se presidenti Thaçi ka vendosur të pres mendimin e kushtetueses dhe se deri atëherë nuk do të ketë ceremoni të betimit të anëtarëve të KQZ-së.
Ishte paralajmëruar se grupi i parë i anëtarëve të KQZ-së të betohet me 21 qershor, mirëpo në fund u vendos të mos mbahej fare ajo ceremoni.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet, emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së është dashur të bëhet më së voni në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, por për shkak se vendi po hynte në procesin e zgjedhjeve lokale presidenti ua kishte vazhduar mandatin edhe për 90 ditë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
KQZ ka mbetur pa mandat që nga fillimi i këtij viti./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img