Të hënën në Ferizaj, është mbajtur mbledhja e KPF-së, në të cilën u diskutuan shumë pika të rëndit të ditës.
Hapjen e kësaj mbledhje e bëri kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ku anëtaret e këtij komiteti i njoftoi me pikat e rendit të ditës.
U diskutua për zgjedhjen e nënkryetarit të dytë nga ana e komunitetit ashkali, për propozim- vendimin për ndryshimin e taksave të parapara me rregulloren për të hyra vetanake, propozim-vendimin për miratimin e draft- rregullores së mbi tatimin e pronës së paluajtshme, për propozim-vendimin për ndryshimin e një vendimi 01.Nr 37 të datës 29.04.2016, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të komunës 01. Nr 39 të datës 29.04.2016.
U diskutua për propozimin –vendimin për dhënien e disa pronave në shfrytëzim afatgjate, po ashtu u diskutua për ndërrimin e destinimi të një pronë, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.
Po ashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe për propozim-vendimin për transferin apo ridestinimin e mjeteve për vitin fiskal 2016, për propozim-vendimin për shqyrtimin e peticionit për emërtimin e sheshit dhe vendosjen e shtatores së Tony Blair në Ferizaj.
Është diskutuar edhe për propozimin paraprak të vendimit për dhënien në shfrytëzim të një parcele në shfrytëzim afatgjatë, propozim-vendimi për komisionit për ankesat lidhur me ngastrën kadatrsale 806-1 babush i serbeve si dhe miratimi i buxhetit për vitin 2017-2019.