11,11,2024

Kotzias-Shqipërisë: Mos luani me nacionalizmin nëse doni BE-në

Must Read

Kotzias ka deklaruar se Greqia, si shteti më i fuqishëm ekonomikisht në Ballkan, pavarësisht krizës ka edhe potencialet e veta të fuqishme diplomatike për të përballuar nacionalitetin në rritje të disa prej shteteve të rajonit, të cilat sipas tij janë riformuar si shtete kombe në dy dekadat e fundit.

“Ky nacionalizëm përballohet me mjetet e pushtetit diplomatik që kemi si vend, mjete të një fuqie të butë. Domethënë se, kur Shqipëria besonte se mund të bënte një shëtitje integrimi në BE, sepse i dhamë si Greqi statusin e vendit kandidat pa asnjë shkëmbim, besoi se do të merrte edhe hapjen e negociatave për anëtarësim pa ndonjë kusht. Por nuk duhet të luajë me nacionalizmin, të thotë  gjëra të ndryshme joserioze. Dhe ne ia rikujtuam këtë fakt”, ka deklaruar Kotzias.

I pyetur për djegien e flamurit grek në Dropull, Kotzias ka theksuar se Greqia i dënon këto incidente të veçuara, por nuk duhet të kthejë çdo ngjarje të tillë në një objekt të rëndësishëm të politikës së jashtme.

“Thelbi i problemit në Shqipëri është se duhet të kërkohet nga ajo shteti i së drejtës, të luftohet trafiku i  drogës dhe krimi i organizuar. Duhet të ekzistojë njohja e të drejtave të popullsisë vendase të minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë dhe të ndalohen lojrat me pronat e tyre. Dhe këto angazhime i kërkon vetë Europa”, ka thënë Kotzias.

Kotzias ka ripërsëritur se Greqia është një vend që kërkon të zgjidhë problemet që ka me fqinjët, por në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane. /Tch/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E kishte të ndaluar vozitjen, policia në Ferizaj e gjobit 22-vjeçarin edhe me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse. Ndaj tij është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img