14,11,2024

Kosumi shpjegon për reformën e re të aplikimit për OJQ

Must Read

Për këtë ka folur të martën në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK Bajram Kosumi drejtor i departamentit për organizata joqeveritare në Ministrinë e Administratës Publike.

“Ideja e gjithë sistemit është ofrimi më i mirë i shërbimeve që i ofron depertamenti, ku tani e tutje do të ofrohen përmes sistemit elektronik të aplikimit online. Ata që duan ta hapin një OJQ duhet të hyjnë në faqen e Ministrisë dhe aty jepen të gjitha udhëzimet. Kjo mënyrë nga 18 janari është funksionale”, ka thënë ai. “E gjithë procedura kryhet për 30 ditë, por kjo mund të ndodhë edhe më shpejt”.

Sipas tij, organizatat e regjistruara nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë, por duhet të lajmërohen që të pajisen me llogaritë e tyre. “Nëse për tri vjet një organizatë nuk lajmërohet në depertament, ajo do të shlyhet nga ne”, ka thënë ai.

Kosumi ka treguar se kur mnedohet që të mbarojë digjitalizimi. “Digjitalizimi për organizata qeveritare diku në muajin mars mund të përfundojë, por ofrimi i shërbimeve varet se sa përfaqësuesit e autorizuar janë të interesuar për kryerjen e shërbimeve”, ka thënë ai. Kosumi ka treguar se deri më tash në Kosovë janë gjithsejt 9109 organizata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img