06,05,2024

Kosova vazhdon të prinë më cilësinë më të dobët të ajrit në botë

Must Read

Është rikthyer ndotja e ajrit në Prishtinë. Sipas ‘AirVisual’, Kosova vazhdon të prinë më cilësinë më të dobët të ajrit në botë, përcjell ORAinfo.

Kësisojë, Prishtina aktualisht gjenden në vendin e parë si qyteti me ajrin më të ndotur në botë.

Kujtojmë që ditë me parë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në koordinim me Komunën e Prishtinës kishin ndërmarrë disa masa për përmirësimin e ajrit.

Njëra ndër masat ishte edhe ndalimi i vetura brenda qëndres së Prishtinës, si dhe mos lejimi i shitjes së thëngjillit i cili do të përdorej për ngrohje. Por kjo masë u ndërpre vetëm pas dy ditësh të hyrjes në fuqi të vendimit, pasi ajri ishte pastruar për shkak të reshjeve të shiut dhe erërave.

Nuk dihet nëse Ministria e Planifikimit Hapësinorë dhe Komuna e Prishtinës do ta kthejnë në fuqi vendimin që do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë. /ORAinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img