16,05,2024

Kosova, tema që i përplasë ashpër Nikoliqin dhe Vuçiqin

Must Read

Sipas “Blic”, marrëdhëniet e ftohta mes udhëheqësve të vendit vërehen në disa dallime që ata i shprehin haptazi. Sipas medias në fjalë, disa nga dallimet që kanë Nikoliq dhe Vuçiq kanë të bëjnë pikërisht me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Kosova dhe UNESCO

Nikoliq para dhjetë ditëve kishte thënë se në rast që Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, duhet të ndërpriten bisedimet me Kosovën.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq

Nga ana tjetër, Vuçiq ka thënë se Serbia do të luftojë për të parandaluar “anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

“Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ne do të luftojmë që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s. Detyra jonë është të flasim me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Ekziston edhe një pikë tjetër për Kosovën që Nikoliq dhe Vuçiq nuk arrijnë të pajtohen, transmeton lajmi.net.

Marrëveshjet e arritura në Bruksel

Nuk është e panjohur se Nikoliq ka një qëndrim mjaft të ashpër, kur është fjala për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Kështu që, plani  i Vuçiq dhe qeverisë së tij është të punoj për dialog me Prishtinën.

Gjithashtu, ka spekulime se Nikoliq ka kërkuar që të ketë një Rezolutë për Kosovën që synonte ta kalonte në parlamentin serb. Rezoluta kishte të bënte me ndërprerjen e bisedimeve me Prishtinën, por se qeveria e Vuçiqit nuk ia pranoi.

Dallimet tjera të mëdha ndërmjet dy ish themeluesve të SNS-së, partisë që doli pas largimit nga partia e Sheshelit, kanë të bëjnë me çështjet e brendshme në Serbi, e që janë të shumta. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img