26,11,2024

Kosova luan nesër me përfaqësuesen e njohur

Must Read

Ekspedita është akomoduar në hotelin “PineBay Holiday Resorts”, ku janë të akomoduara edhe përfaqësueset e tjera pjesëmarrëse të këtij turneu. Në orët e mbrëmjes Përfaqësuesja U-17 ka mbajtur një seancë stërvitore në kompleksin sportiv “Altinordu”, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e nesërme kundër Turqisë, e cila fillon në orën 14:30.

Do theksuar se gjatë fazës përgatiore të muajit dhjetor dhe janar për këtë turne, përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur në mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm për shkak të lëndimeve si Mark Bushaj (Vëllaznimi) dhe Florian Hysenaj (FC Lausanne Sport), derisa sot për shkak të problemeve me dokumentacionin nuk ka arritur të udhëtojë me ekspeditën në Turqi as Dorian Osmanollaj (SK Sturm Graz).

Do theksuar se për shkak të tërheqjes nga pjesëmarrja në këtë turne të Rumanisë dhe Kazakistanit, Kosova do t’i luajë vetëm dy ndeshje në fazën e grupeve, por organizatorët janë përkujdesur që secila skuadër ta luajë edhe nga një ndeshje ‘Fair-Play’-i, kështu që Kosova më 17 janar në orën 12:00 do të ballafaqohet me Greqinë.

Ndërkohë, krahas ndeshjes me Turqinë në kuadër të Grupit A, të përzgjedhurit e Kollarit do të luajnë edhe kundër Sllovakisë, më 19 janar, në orën 14:30. Në grupin tjetër bëjnë pjesë Ukraina, Greqia dhe Mali i Zi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img