18,05,2024

Kosova do të jetë pikë e diskutimit mes Putinit dhe Vuçiqit

Must Read

Presidenti serb njoftoi se ky takim do të jetë i gjatë dhe do të zgjasë më shumë se dy orë e gjysmë ku do të diskutohen disa tema, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, punëtorët serbë që punojnë në Rusi dhe statusin e kompanive ruse që operojnë në Serbi.

Vuçiqi tha se ai do të diskutonte marrëdhëniet e mëtejshme tregtare me njëri-tjetrin, e cila do të rriste shkëmbimin tregtar që është i mirë dhe po shërohej në 2017, raporton “Kurir”.

Presidenti serb, gjithashtu, tha se do të nënshkruhen marrëveshjet e gazit, bisedimet mbi bashkëpunimin tekniko-ushtarak, mbi Kosovën dhe marrëdhëniet në rajon, në Katalonjë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë.

Faqja e internetit të Kremlinit njoftoi se të dy presidentët do të diskutojnë për përmirësimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik në fushën politike, tregtare, ekonomike dhe humanitare.

Do të ketë gjithashtu çështje ndërkombëtare në agjendë. Është planifikuar të nënshkruhen disa marrëveshje dhe të dy presidentët do t’i drejtohen medieve pas takimit, i cili do të mbahet në orën 14 të pasdites. /Periskopi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img