17,11,2024

Kosova dhe Zvicra në përpjekje për të krijuar mundësi bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, turizmit dhe investimeve

Must Read

Mbrëmë në amfitearin” MS 130 “të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale të Universitetitshtetëror të Gjenevës,është debatuar rreth krijimit të mundësivedhebashkëpunimit më efikas ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës,në fushën e ekonomisë, turizmit dhe investimeve.

Kjo temë me interes tëndersjellëka qenë nismë e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës,që pahezitimështë përkrahur edhe nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, Oda ekonomike Zvicër – Kosovë , Rrjeti i bizneseve shqiptare të Zvicrës,dhe ai “Shala Supermarche”qështrihet në Gjenevë dhe Lozanë.

 Në këtë aktivitet ekonomik me lëvërdi të dyanshme janë inkuadruar edhe Shoqatat jofitimprurëse si «Unioni i studentëve shqiptarë të Gjenevës» dhe“Cre -Action”që fushë veprimi ka bamirësinë .

Para setëfillohet me analizë të resurseve të turizmit dhe vështrim të gjendjes aktuale në fusha të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, gjegjësisht tëZvicrës , udhëheqësja  e kësaj  tryeze  zonja  Albana Krasniqi – Malaj,drejtoreshë shumëvjeçare e UPSH- së, së Gjenevës ,fjalën ia ka dhënë zonjës

 Shyhrete Kastrati, përfaqësuese  e Ministrisë së Diasporës dhe Integrimeve  Strategjike  të Republikës së Kosovës.

Zonja,Kastrati fillimishtshprehi mirënjohjen e saj  të thellë ndaj diasporës,duke thënë se mërgimtarët si në të kaluarën, edhe tani fatet e tyre i kanë të lidhura me vendin e tyre të origjinës Kosovën.

Ata në të gjitha fazat kanë qenë kontribuuesit kryesor të zhvillimit të vendit. Përveçkontributeve të vazhdueshme dhënë Kosovës,mërgimtarët kanë dalur të suksesshëm edhe në vendet ku jetojnë.

Sot, një numër i konsiderueshëm i tyre dallohen si:afaristë,politikologë,mësimdhënës,mjekë,sportistë etj.

Këto arritjetë tyre i kemi përcjellur me vëmendje dhe i kemi marrë si rast të mirë për të shqyrtuar tema si  kjo e sotmja. Gjithashtu Kastrati ka falënderuar zonjën Albana Krasniqi  – Malaj,falë së cilës është realizuar ky takim i rëndësishëm pune.

 Kastrati tha nuk është momenti që të trajtojmë të kaluarën e Kosovës,por të gjithë e dimë që ajoka dalur e shkatërruar nga lufta me Serbinë. Gjithçka ka nisur nga zero, me gjithë  dëshirën për të qenë edhe më mirë ka progres dhe zhvillim.

Andaj, si çdo vend në tranzicionashtu edhe vendi ynë ka nevojë për përkrahjenga të gjithë.

Në rrugën e saj drejt pavarësisë Kosova është ndihmuardhembështeturfuqimishtnga Zvicra.

Ne i jemi mirënjohës përherë Zvicrës dhe popullit të saj,tha Kastrati .Ajo,Zvicrën si vendin më stabil

të Evropës, e vlerëson si një mundësi të shkëlqyer bashkëpunimi me Kosovën,jo vetëm në turizëm por edhe  fusha të tjera.

Potencialetnë turizëm duke dhënë shpjegime të detajuara dhe duke ofruar pamje përrallore tëAlpeve shqiptare, Luginave dhe akullnajave,ku shihen dhe morenat në fund të cirqeve i ka shtjelluar gjatë një çerek ore z.Fatos Katallozi,kryetar i Agjencionit “Outodoor Kosovo”

Ai ka folur edhe për malet periferike të Kosovës,si Grykën  e Rugovës, Bistricës së Deçanit,Grykën e Bistricës së Prizrenit,e sidomos si diçka tepër tërheqëse për të huajit i ka prezantuar shpellat, të cilat përbëhen nga kanalet dhe zbrazëtirat nëntokësore dhe nga stolitë shpellore jashtëzakonisht  interesante.

Të tilla janë: shpella e Gadimesnë fshatin Gadime të Lipjanit, shpella e Radavcit në burimin e Drinit të Bardhë, shpellat në kanjontë Mirushës etj.

Falë zotit Katallozi dhe Agjencionit që ai drejton Kosovën viteve të fundit e kanë vizituar qindra vizitorë nga Evropa,Azia,madje edhe nga Australia e Largët.

Po ashtu përshkrime u janë bërë dhe monumentevehistorike në Prizren, Prishtine e vende të tjera të Kosovës.

Ndërkaq,Pierre Maudet ,Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës,diskutimin e tij e ka përqendruar tek ardhjet e hershme të shqiptarëve të Kosovës,si punëtorëstinor në Zvicër,gjegjësisht Gjenevë .

Të ardhurit në atë periudhë tha ai bënin punë nga më të rëndat. Mirëpo,statusi i tyre ndërkohë ndërroi . Ata morën zanate dhe shpejtu kyçënnë fusha të ndryshme të ekonomisë sonë.

Numri i shqiptarëve të ardhur në Zvicër,veçmas tha Maudet u shumëfishua gjatë viteve të 90- ta,kur gjendja nëKosovë u përkeqësua jashtë mase.

Pastaj me shpërthimin e Luftës, në fund të viteve  të 90- ta ndodhi eksodi i madh . Edhe me këtë valëpati ardhje të shumta të shqipëtarëve të Kosovës,në vendin tonë.

Më gjithë përjetimet shumica e tyre u përfshinë në jetën shoqërore dhe politike  të Zvicrës.

Sidomos ranë në sy  disa të rinj  që shumë shpejt  u bënë pjesë e kombëtares sonë në futboll.

Maudet me përvojën e tij të gjatënë politikëbërje dhe si bartës i shumë posteve ministrore në këtë Republikë dhe kanton të Zvicrës, përkujton edhe kohën kur në cilësinë e udhëheqësit të Departamentit të Integrimit, kishte pasur në duar dosje interesante të shqipëtarëve,kandidatë për  t’u natyralizuar .

Më vonë  thotë ai ata ishin inkuadruar në forcat e rendit dhe resorë të ndryshëm të drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Poqëse komuniteti shqiptar do të llogaritej sipas shifrave thotë Pierre Maudet,ai do të përbënte kantonin e 27 të Zvicrës.

Ekskluzivisht shkëmbimin  e përvojave Zvicër – Kosovë,e ka elaboruarz.Stefan Sarkanay,kryetar i Odës  Ekonomike, Kosovë- Zvicër.

Ai më këtë rast ishte mjaft konkret duke theksuar se potencialet përnjë bashkëpunim reciprok ekzistojnë,por duhet kaluar edhe disa sfida .Ai pengesë të madhe shehmungesën e deponive për riciklimin e mbeturinave. 

Z.Sarakany thotë se vizitorët nga do qofshim duan ambient të pastër dhe kushte të mira.

Sipas tij të gjitha degët e ekonomisë duhet të zhvillohenpa ndërhyrje të politikës. Ato duhet t’u lihen ekspertëve të fushave përkatëse.

Kosovën ai e sheh si vend të mundësive të mëdha,por apelon që ambienti të mbrohet nga ndotja dhe prerja e maleve pa kurrfarë kriteri.

Si vestë keqai e konsideron edhe gjuajtjen vend e pavend të mbeturinave, sidomos të ambalazheve nga plastika.

Ndërtimin e deponive për riciklimin e mbeturinave z.Sarkanay e sheh si diçka urgjente.

Në të kundërtën përpjekjet për zhvillimin e gastronomisë dhe turizmit të Kosovës i konsideron të pa ndonjë perspektivë.

Në këtë lloj forumi ekonomik e pranishme ishte edhe Ambasadorja Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Zvicër,zonja Nazane  Breca. Ajo këtë nismë e përshëndeti duke i përgëzuar iniciuesit,dhe duke premtuar ndihmën,aq sa i lejon pozita e sajprej ambasadoreje.

Kurse në pjesën më pyetje dhe përgjigje ndërhyri z.Ramadan Avdiu,konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës,në Gjenevë. 

Ai  vërejtjen rreth mbetjeveplastike e sheh si problem jo vetëmtë Kosovës, por edhe të vet vendeve të Perëndimit.

Debati u fuqizua edhe më tepër me diskutimin e z.Edon Muhamet Duraku,i cili si përfaqësues i Unionit të studentëve shqiptarë të Gjenevës,preku fusha të shumta të këmbimeve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Ai si pengesë të paarsyeshme e sheh mos heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pamundësia për të lëvizur lirshëm thotë Duraku ,nxjerrë nga plani shumë projekte.

Sipas tij loja me qytetarët e Kosovës,rrethheqjes së vizave është e pakuptimtë dhe plotësishtpolitike.

 Duraku mendon që me lëvizjen e lirë të njerëzve do të krijoheshin mundësi për organizimin e kursevedhe seminareve verore,për mësimdhënësit etë gjitha niveleve, me çfarë do të përmirësohej sadopak cilësia jo e mirë në arsimin e Kosovës .

Përshtypje të jashtëzakonshme me diskutimin e tijnë këtë temë ka lënë edhe i riu Leonard Ferati,kryetar i Shoqatës bamirëse” Cre- Action” të Gjenevës.

Ai prioritet ka këmbimet e përvojave të të rinjve të Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

Veçmas kërkon që kategoritë e prekura nga Lufta dhe të lëna kaq gjatë pa përkujdesje institucionale të ndihmohen, duke mundësuar risocializimin e tyre.

Ferati edhe pse i ri në moshë ka përvojë të mjaftueshme në fushën e praktikave sociale.

Ai vite mëparë me një grup shokëshpërmes një projekti pilot ka ndihmuar edhe në vendete Afrikës.

Pas përfundimit të kësaj tryeze për të ftuarit special dhe pjesëmarrësit tjerë në holin e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale të Universitetit të Gjenevës,është organizuar një mini-program kulturor.

Për dispononimdhe relaksimin e të pranishmëve është përkujdesur treshja e këngëtarëve Shaban Thaçi,Naim Demi dheRamadanHyseni.

Ata si solistë aktivë të Ansamblit “ Rapsodët  e Gjenevës “ kanë interpretuar katër – pesë këngë të bukura me motiv atdhetar.

Organizatorët kanë ofruar për secilin edhe mundësinë e shijimit të verës së Rahovecit,si dhetë pijeve të tjera prodhimetë shtetit të Kosovës,të ekspozuara në tregjet e Zvicrës.

ARIF  EJUPI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img