19,11,2024

KOSNETT MIRËPRET VENDIMIN E VESELIT PËR LARGIMIN E ZYRTARËVE ME AKTAKUZA

Must Read

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett, shprehet se shkarkimi i zyrtarëve me aktakuza duhet të ndodhë edhe në subjektet e tjera politike.

Ambasadori ka thënë gjithashtu se, pret që kjo nismë të zbatohet njëmend.

“Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga zyra publike është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe,Kreu i PDK-së Kadri Veseli të enjten ka thënë se ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Me këtë vendim dje janë liruar nga detyra Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku si dhe këshilltari i kryeparlamentarit Nijazi Kryeziu.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img