06,05,2024

Kosharja me ujësjellës, por pa ujë të pijes

Must Read

Përkundër faktit që në fshatin Koshare rrjeti i ujësjellësit është i instaluar që disa vjet, banorëve asnjëherë nuk ua zgjodhi problemet me ujin e pijes.

Banorët thonë se uji i ujësjellësit është i papijshëm, mirëpo edhe ai që është nuk vjen me rregull.

“Ujë këtu nuk kemi tërë verën e gjatë, edhe nuk është i pijshëm hiç, nuk e pimë se nuk bën, ku dush me dërgu me kontrollu shihet që nuk bën me pi. Unë furnizona prej bunarit, e për me pi në Ferizaj te salla e sporteve shkojmë, por me shku atje edhe shpenzime po ka, po patjetër po e kemi se ky nuk pihet”,tha Jakup Maksuti nga fshati Koshare.

“Këtë ujë nuk e përdorim, kur ta lëshojmë çeshmen i vjen erë shumë e rëndë, kurrë Kosharja nuk ka pas ujë, 5-6 vjet e kemi të instalun në shtëpi po ujësjellësin e kemi kot, ku dush m’u anku badihava, na gjithherë në Ferizaj te salla e sporteve mushmi ujë për me pi, nuk është edhe mirë me pi prej shisheve po çka me ba, edhe për tesha shumë herë nuk ban ky ujësjellës”,tha Milaim Sadiku, banor i Koshares.

“Ujë nuk kemi prej se është vendosur ujësjellësi, afër 8 viteve, është i papijshëm, as enët, as teshat nuk i pastron, mbushim ujë në Ferizaj, ndodhë që nuk ka ujë të pijes duhet me shku natën me mush, na kanë premtu se do ta rregullojnë, por sen nuk ka, çka me ba”,tha Metush Zeqa nga Kosharja.

“Ujë nuk ka, ujësjellësi nuk ban, krejt e marrim nga Ferizaji, asnjë bunar në Koshare nuk ban, unë e kam çelë një bunar, por as ai nuk ban, është i turbullt, ujësjellësin e kemi që 8 vite, edhe pse unë nuk jam kyç hiç në të se nuk ban, vje i turbullt e disa raste me lloç”,tha Skënder Selimi nga fshati Koshare.

Pavarësisht kësaj, këta banorë thonë se faturat për pagesë u vijnë çdo muaj, edhe pse në shumicën e rasteve nuk e përdorin ujin që vjen nga ujësjellësi. Madje, sipas tyre, faturat po u vijnë edhe atyre që nuk janë të kyçur fare në rrjetin e ujësjellësit.

“Më ka ardh fatura vitin e kaluar 120 euro, kanë ardh e kanë këqyr nuk jam i kyçtë kërkun, prapë edhe pas asaj ka ardh fatura katër-pesë herë”,tha Skënder Selimi.

“Ata tatimin na e qesin atje me pagu, sahatin e kam zero e qysh bahen ato fatura nuk e di, e fatura vjen muj për muj”,tha Jakup Maksuti.

“Faturat vijnë shumë të larta, edhe të gjithë vëllezërit që jemi na vjen ndryshe ndryshe, njërit i ka ardhë 4 cent kubiku më i shtrenjtë, s’di, faturat vijnë çdo muj i marrin”,tha Milaim Sadiku.

Me probleme të njëjta u tha se përballen edhe banorët e fshatit Kosinë, Lloshkobare, Muhoc, Tërrn dhe Slivovë, që furnizohen nga i njëjti pus,transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img