25,11,2024

Kopshti i fëmijëve “Ardhmëria jonë” përfiton donacion një atelie dhe mjete të tjera pune nga organizata italiane Volontari nel Mondo

Must Read

Të Premten me datë 23 Prill në orën 10:00 është zhvilluar një  ceremoni e inaugurimit të hapësirave të reja të Kopshtit “ARDHMËRIA JONË” në  Ferizaj, në prani të Drejtorit Arsimit të Komunës Ferizaj, Z. Afrim Llabjani, Drejtoresha e kopshtit ,Znj. Azemine Aliu dhe përfaqësuesit e organizatës – Volontari nel Mondo

Kopshti i fëmijëve “Ardhmëria jonë” ka përfituar këto ditë një donacion të rëndësishëm për edukimin e hershëm të fëmijëve me mjete konkretizuese përmes një atelie e cila është projektuar me koncepte moderne zhvillimore.

Organizata italiane Volontari nel Mondo ka zgjedhur 15 kopshte kosovare për të investuar me këto atelie të cilat janë majftë të nevojshme .

Valentina Zefi përfaqësuese e kësaj organizate dhe drejtues të kopshtit “Ardhmëria Jonë” pohojnë se veç investimeve me mjete konkretet janë mbajtur edhe trajnime profesionale për edukatoret e kopshtit prandaj projekti në vazhdimësi po tregohet i dobishëm për fëmijët e moshave të vogla që vijojnë kujdesin ditor në këtë kopsht.

Valentina Zefi, Përfaqsuese e organziatës Volontari nel Mondo në Kosovë  me këtë rast  ka thënë se falë PEDAKOS, Bashkëpunimi Italian i siguron Kosovës një mundësi shkëmbimi unike me një nga qasjet ekselente italiane të njohur globalisht në sektorin e edukimit që është: Reggio Emilia Approach

Drejtoreshë e kopshtit “Ardhmëria jonë” Azemine Aliu ka falënderuar  organizatën Volontari nel Mondo dhe PEDAKOS  për bashkëpunimin dhe  mundësinë që edhe në këtë çerdhe  të krijohen kushte për edukimin  e fëmijëve.

“Ky projekt ka një vlerë të madhe sepse përmes këtij projekti kopshti jonë do të nis hapat e parë të implementimit të Qasjes Reggio Emilia duke ju ofruar fëmijëve dhe prindërve një alternativë të re edukuese”

Ndërkaq përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe drejtoria komunale për Arsim i janë gëzuar investimeve të reja e moderne në kopshtin “Ardhëmria jonë” . Premtuan angazhim të mëtutjeshëm për fuqizimin dhe zgjerimin e  projekteve me partnerë të rëndësishëm nga shumë anë të botës të cilët veç donacioneve konkrete po e begatojnë bashkëpunimin e tillë edhe me përvoja të reja.

 Labërie Luzha, zyrtare për edukimin parashkollorë  nga Ministria e Arsimit tha se  përmes këtij projekti po sjellim diçka të re  dhe më shumë se kurrë kemi nevojë që të rritim cilësinë e edukimit  dhe arsimit  në të gjitha nivelet e edukimit në Kosovë.

Afrim Llabjani, Drejtor për Arsim  në Ferizaj tha se synim  primar  e kanë gjithë përfshirjen dhe rritjen e cilësisë  ne edukimin parashkollor.  Padyshim se investimi në këtë moshë do të jetë një e ardhme më e sigurt  për shoqërinë por edhe për shtetin tonë.

Investimi i përgjithshëm në kopshtet publike , private dhe në ato me bazë në komunitet ka pasur një kosto rreth 1 milionë euro , mjete këto nga populli dhe qeveria italiane , ndërsa nuk është kërkuar  ndonjë financim nga institucionet kosovare për realizimin e këtyre projekteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img