21,05,2024

Konjufca e kërkon largimin e Vlora Çitakut e 6 ambasadorëve të tjerë

Must Read

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë vendim për rikthimin e disa ambasadorëve siç ka thënë ai politik. Në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, raporton Gazeta Express

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik”, thuhet në njoftim.

Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Konjufca:

Vlora Çitaku

Edon Cana

Lirim Grejçevci

Shpend Kallaba

Mimoza Ahmetaj

Ylber Hysa

Ramadan Avdiu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga Ferizaj shkoi në spitalin “Sistina” për të operuar këmbën e majtë, por pa nevojë ia operuan të djathtën

Një rast jo i zakonshëm thotë se i ka ndodhur një qytetari nga Kosova në spitalin privat “Acibadem Sistina”...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img