03,05,2024

Konfiskohet një armë dhe fishekë- iniciohet rast ndaj një personi në Ferizaj

Must Read

Rreth orës 18:00 stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri. 

Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj,  pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është iniciuar rasti për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img