04,11,2025

Konfiskohen në Ferizaj, 1500 doreza e maska medicinale pa deklaracion, kishin qëllim tregtimi

Must Read

Stacioni Policor, përkatësisht Njësia e Hetimeve në Ferizaj, ka ndaluar sot një veturë të dyshimtë me targë 06 xxxx, të cilën pas ndalimit dhe njoftimit të Inspektoratit të Komunës, u konstatua se në veturë po barteshin 15 pako me 1500 doreza medicinale e maska medicinale të cilat nuk kishin kurrfarë dokumentacioni që dëshmonte prejardhjen dhe destinimin.

Inspektorati i Komunës, pas kontrollit të imët që i bëri ngarkesës, konfiskoi këtë sasi materiali mbrojtës, që për qëllim kishte tregtimin dhe personi që po bartte këtë sasi, u shoqërua në polici për hetime të mëtejme.

Kjo gjendje paniku, po shfrytëzohet për veprime kriminale e të dyshimta, andaj kërkohet vigjilenca e qytetarëve që t’i denoncojnë këto raste si dhe të veprohet siç veproi Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj bashkë me Inspektoratin e Komunës që parandaluan daljen në treg të kësaj ngarkese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img