13,07,2025

Konfiskohen armë dhe municion në Ferizaj

Must Read

Sot rreth orës 15:00, policët e stacionit policor të Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në rrugën “Mejdi Xhaferi” në Ferizaj gjatë një asistimi të Doganës së Kosovës dhe KEDS-it kanë gjetur armë zjarri.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar personin e dyshuar me inicialet SH.J (M/K) i moshës 64 vjeçar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me dyshimin e prodhimit të kriptovalutave nga Dogana e Kosovës dhe KEDS, nga ana e policisë janë gjetur 2 pushkë të gjata, 2 pistoleta, një bajonetë dhe sasi e municionit, të cilat më pas janë konfiskuar.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme të rregullt hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img