04,05,2024

Komuna kontrakton kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve

Must Read

Ferizaj.19.01.2018. Kompania publike “Pastërtia” në Ferizaj, vazhdon të përballet me mungesë të makinerisë për mirëmbajtjen e rrugëve. Edhe pse ende nuk ka reshje të borës, megjithatë rrugët e qytetit gjatë këtyre ditëve janë të mbuluara nga balta. Lidhur me këtë zyrtarë të kësaj kompanie thonë se po punojnë vazhdimisht në pastrimin e rrugëve, ani pse makineria që posedon kjo ndërmarrje lë për të dëshiruar.
“Vërtetë këto ditë kanë qenë rrugët me baltë, të zhytura, punëtorët kanë punuar, pastrimi është bërë sa që kemi bërë edhe larjen gjatë natës, gjë që dimrit nuk na ka ndodhur asnjëherë, por me kërkesë të komunës edhe kryeshefit ekzekutiv kemi bërë edhe larjen natën, është sanuar gjendja, megjithatë balta nuk është që po krijohet brenda në qytet, por është duke ardhur nga rrugët që janë të pa asfaltuara, megjithatë punën tonë jemi duke e bërë maksimalisht, makineria kuptohet që është në gjendje jo të mirë është e vjetruar, por megjithatë me atë makineri që e kemi jemi duke e shfrytëzuar maksimalisht kapacitetin, kemi nevojë për makineri edhe të tjera, por shfrytëzimi është duke u bërë edhe me to”,tha Agim Rexhepi, zyrtar i Operativës Regjionale të kompanisë “Pastërtia”.
Kjo kompani publike burimin kryesor të financimit e ka nga komuna e Ferizajt, si e kontraktuar për t’i mirëmbajtur rrugët e këtij qyteti. Mirëpo kjo kontratë po rrezikon të ndërprehet, pasi Zyra e Prokurimit e ka shpallur fituese një kompani private për t’i kryer punët me të cilat deri më tani merrej ‘’Pastërtia’’.
“Tenderi është shpallur, është mbyllur, kemi kry procedurat e vlerësimit, kemi vlerësuar, kemi përzgjedhur operatorin e ri ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve të sezonit dimëror dhe veror për dy llotet, fitues është “Rahovica Comerce”, të dy llotet i ka, se ka qenë çmimi më i ulët dhe ka qenë më i përgjegjshëm dhe e kemi përzgjedhur, ndërkohë sipas ligjit janë bërë ankesat, edhe “Pastërtia” është anku edhe operatorët tjerë, unë brenda afatit ligjor kam kthy përgjigje, i kam refuzuar, ata përsëri kanë shfrytëzu të drejtën ligjore me u anku në OSHP dhe tani kemi një ankesë “Alba’’ nga Gjilani që ka qenë aplikuese në këtë tender dhe edhe ai është ankuar në OSHP, tani lënda është atje dhe derisa OSHP-ja të vendos në favor të autoritetit kontraktues apo e kthen lëndën në ritenderim apo rivlerësim”,tha Feim Ibrahimi.
Në kompaninë ‘’Pastërtia’’ u shprehen të shqetësuar se si do të funksionojnë tash e tutje pas ndërprerjes së kontratës me komunën. Ata thanë se nëse dështojnë ta fitojnë këtë tender, kësaj kompanie i mbetet vetëm menaxhimi i mbeturinave, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img