Ferizaj

Komuna furnizoi me 800 kontenjerë Kompaninë e Mbeturinave “Pastërtia”


Publikuar më:


Me qëllim të kujdesit për mjedisin, hedhjen e mbeturinave në vende adekuate, sot Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, furnizoi KRM “Pastërtia” me 50 kontenjerë 1.1 m3 dhe 750 kontenjerë shtëpiak 120 litërsh. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili tha se kjo sasi e kontenjerëve është investim i Komunës, që synon shtimin e tyre me qëllim që mbeturinat të hedhen në vende adekuate.

Ai tutje tha se ka një riorganizim të punës në KRM “Pastërtia” dhe se apeloi në respektimin e orarit për hedhjen e mbeturinave nga qytetarët, në mënyrë që ambientet publike të mbahen sa më pastër.

To Top