07,02,2026

Komuna e Ministria përplasen për rrugët e Jezercit (VIDEO)

Must Read

Do të duhen të paktën 106 vjet, derisa disa rrugë të Jezercit të asfaltohen, nëse financimi i tyre i përvitshëm shkon sikur deri tani.

Kjo pasi për projektin 5.3 milionësh, për këtë vit janë të ndara vetëm 50 mijë euro.

Asfaltimin e rrugëve të këtij fshati të Ferizajt e financon Ministria e Infrastrukturës, teksa projekti udhëhiqet nga komuna, sipas një memorandumi të nënshkruar në mars të 2019-ës, në kohën e ministrit Pal Lekaj.

Aty parashihej kryerja e punës për tri vjet. Ndërsa buxheti fillestar ishte 200 mijë euro.

Kjo temë është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, për çka ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar shkelje të rëndë nënshkrimin e një kontrate të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img