06,05,2024

Komuna e Kaçanikut s’mori laptopët të cilët i pagoi – padit kompaninë

Must Read

Mbi 50 mijë euro nga buxheti i vitit paraprak, komuna e Kaçanikut kishte planifikuar të blejë laptopë dhe projektorë për nevoja të profesorëve.

Pas përfundimit të procedurave të tenderimit, komuna kishte konstatuar se laptopët nuk i kanë specifikat e kërkuara, raporton KTV.

Këto pajisje janë kthyer mbrapsht nga komuna e Kaçanikut.

Pas kësaj, Komuna ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit që ta diskualifikojë këtë kompani, në mënyrë që mos t’i mashtrojë edhe komunat e tjera, por ky organ e ka refuzuar kërkesën e saj.

Por, Komuna nuk e ka ndërmend ta lërë me kaq, ajo ka paditur këtë kompani për mashtrim.

Kohavisioni ka kontaktuar edhe Shaip Ramën, zyrtar në Ndërmarrjen Tregtare Grafike “Blendi”, por ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img