18,05,2024

Komuna e Ferizajt së shpejti me Strategji të Zhvillimit të Turizmit

Must Read

Këtë të premte ka filluar të mbahet punëtoria e parë për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të  Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026.

Hapjen zyrtare të kësaj punëtori e bëri numri një i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti. Ai më këtë rast ka thënë se  hartimi i kësaj strategjie po bëhet për herë të parë në Komunën e Ferizajt që nga periudha e pas luftës.

“Komuna e Ferizajt  ofron mundësi të mëdha dhe ka potenciale  për zhvillimin e turizmit, por që ka munguar një strategji  e turizmit që nga pas lufta. Ne kemi fat që në Ferizaj kemi Fakultetin e Turizmit gjithashtu edhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të cilët nga ana profesionale do të n’a përkrahin që ta bëjmë një strategji profesionale, në përkrahje të plotë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu”, ka thënë drejtori  Dërguti, përderisa ka shtuar se nga kjo strategji e zhvillimet do të kemi të qartë se çka do të bëhet për turizmin për shkak se po punohet një strategji nga njerëz  të po kësaj fushe.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj Agron Bajraktari,  e ka vlerësuar tejet lart hartimin e kësaj strategjie. Ai ka thënë se është kënaqësi e veçantë që të jenë pjesë e hartimit të kësaj strategjie kaq të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, por edhe me gjerë.

“Bashke me stafin, por edhe me studentë do të japim një kontribut aq sa mundemi në përpilimin e kësaj strategjie që po bëhet. Dihet roli dhe rëndësia e strategjisë për zhvillimin e turizmit, por edhe për mundësitë që ka qyteti i Ferizajt në këtë industri”, ka potencuar rektori Bajraktari, ndërsa ka falënderuar edhe drejtorin Dërguti për gatishmërinë e bashkëpunimit në hartimin e kësaj strategjie.

Kontribut të madh në hartimin e kësaj strategji është duke dhënë edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Me këtë rast kryetari i kësaj ode Hysen Sogojeva, është shprehur se është hera e parë që një komunën në Kosovë,  harton strategji me një grup të tillë punues. Në këtë grup ka profesionistë të të gjithë fushave  që i takojnë  hotelerisë dhe turizmit.

Këtë iniciativë për hartimin e kësaj strategjie e ka përkrahur edhe Afërdita Hoxha kryetare e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për rajonin e Ferizajt si dhe Petrit Hasanaj dekan i Fakultetit të Turizmit  në Ferizaj.

Në këtë punëtori u tha se hartimi i Strategjisë se Truizmit pritet të behët brenda 4 muajve të ardhshëm me ç’rast do të invlovohen edhe akterë të tjerë. Vlen të ceket se kjo strategji po punohet pa asnjë kosto financiare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img