25,04,2024

Komuna e Ferizajt, në fazën përfundimtare të Projekt-Rregullores për taksat komunale

Must Read

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i klimës së investimeve” që financohet nga Qeveria Zvicerane “SECO” dhe implementohet nga IFC dhe Banka Botërore, gjatë ditës së sotme është organizua takim nga nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale, si dhe zyrtaret komunal për të diskutuar këtë projekt-rregullore.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Besim Zeqiri- koordinator i këtij projekti i cili ka thënë se ky projekt është implementuar në katër Komuna të Republikës së Kosovës përfshirë këtu Prizrenin, Lipjanin, Ferizajn dhe Pejën.

“Përmes këtij projekti parashihet zvogëlimi i barrës administrative dhe synon të krijojë regjistrin elektronik të të gjitha procedurave administrative që kryhen nga e Komunës së Ferizajt”, ka thënë Zeqiri.

Edhe Nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, sepse krijohen lehtësira të shumta për qytetarët.

Kjo projket-rregullore pritet të del edhe në konsultim me publikun dhe do të jetë e gatshme në dhjetor të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img