28,12,2024

Komuna e Ferizajt me kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët në nevojë, nuk ka vend për panikë

Must Read

Situata në të cilën po kalon Kosova në luftë me virusin COVID-19 edhe komuna e Ferizajt  po punon me të gjitha kapacitetet institucionale që tu dalë në ndihma qytetarëve dhe të gjitha kategorive në nevojë.

Ditë më parë në rrjetet sociale pati disa kërkesa nga asamblistet e Kuvendit të Ferizajt për mbledhje urgjente  për ndarjen e një shume të caktuar për familjet në nevojë. Për këtë Ferizajpress ka kontaktuar Kryesuesen e Kuvendit të Ferizajt znj. Kristina Gashi-Bytyqi.

Kryesuesja e Kuvendit i ka deklaruar Ferizajpress-it se situate është duke u përcjellë nga afër dhe përmes Shtabit të Emergjencës po veprohet në çdo situatë  që kjo gjendje të kalohet sa më mirë që është e mundur.

Gashi-Bytqi  ka thënë se qytetarët janë duke u mbështetur në forma të ndryshme, sidomos familjet me asistence sociale me pako ushqimore dhe higjienike që janë shumë të nevojshme për tejkalimin e kësaj situate jo të mirë

“Nese ka nevojë për nje seancë të jashtëzakonshme, do të konsultohem me kryetarin dhe nëse është e nevojshme ditëve në vazhdim, nëse zgjatë kjo gjendje, atëherë ne patjetër se jemi të gatshëm edhe për një seance të tillë” ka thënë kryesuesja Kristina Gashi-Bytyqi

Kjo është përgjegjja e plotë e Kryesues Kristina Gashi-Bytyqi

Kryetari Aliu ka deklaruar se nuk ka nevojë për panikë.

Unë dhe ferizajasit i besojmë sepse e ka dëshmuar me hapat që i ka ndërrmarrë.

Duke e pas parasysh angazhimin e madh  të kryetarit z.Aliu me shtabin emergjent, përveq masave mbrojtëse paraprake që janë marrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, janë respektuar edhe të gjitha rekomandimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Qytetarët e komunës së Ferizajt çdo ditë jane duke u mbështetur në forma të ndryshme, sidomos familjet me asistence sociale me pako ushqimore dhe higjienike që janë shumë të nevojshme për tejkalimin e kësaj situate jo të mirë.

Deri më tani janë mbështetur me mijëra familje, duke ju falenderuar edhe bizneseve tona që gjithmonë kanë qenë solidar.

Po furnizohen me bukë falas qindra familje skamnore, duke ju falënderuar furrëtarëve të komunës së Ferizajt.

Kryetari ka garantuar se ka furnizime të mjaftueshme të miellit.

Ka bërë dezinfektimin, dhe të gjitha masat e nevojshme me kohë, në krahasim me komunat e tjera dhe deri më tani gjithqka ka shkuar mirë, prandaj NUK KA NEVOJË PËR PANIKË.

Sa i përket kërkesës së tre anëtarëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, sikurse kanë vepruar disa komuna për ndarje të mjeteve financiare për mbështetje të familjeve në nevoje, kryetari bashkarisht me biznese çdo ditë po i ndihmojnë me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike.

Besoj që qytetarët, po edhe anëtarët  e KK-së veç janë të njoftuar përmes medieve dhe portaleve të ndryshme për angazhimet ditore.

Nese ka nevojë për nje seancë të jashtëzakonshme, do të konsultohem me kryetarin dhe nese është e nevojshme ditëve në vazhdim, nëse zgjatë kjo gjendje, atëherë ne patjetër se jemi të gatshëm edhe për një seance të tillë.

Kujdes Po, panikë Jo!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img