06,05,2024

Komuna e Ferizajt mbështet financiarisht Festivalin “Fëmijët e Gëzuar” në 30 vjetorin e funksionimit

Must Read

 

Zotimi i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për mbështetjen e festivaleve tradicionale dhe emblematike të Ferizajt po gjen zbatim në praktikë. Sot, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtoresha e kulturës,rinisë dhe sportit Xhemile Murati – Shabani, kanë pritur në takim drejtuesit e Festivalit “Fëmijët e Gëzuar” që në këtë vit mbush 30 vite funksionimi që nga themelimi i tij.

Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e këtij festivali, përgatitjet që po bëhen për shënimin e 30 vjetorit të funksionimit të këtij festivali emblematik të muzikës, pjesëmarrës të së cilës janë fëmijët.

Ditë më parë, për këtë festival, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka ndarë një fond për mbulimin e shpenzimeve dhe organizimit të festivalit, fond ky që garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e aktivitetit pa vështirësi financiare.

Nazmi Aliu, drejtor i këti festivali u shpreh falënderues ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Agim Aliu për mbështetjen që po i jep artit dhe kulturës në përgjithësi e këtij festivali në veçanti.

Ky festival tradicional mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img