30,01,2026

Komuna e Ferizajt investon në rregullimin dhe mirëmbajtjen e Parkut të Lirisë

Must Read

Pas dëmtimit të shtigjeve të ecjes nga reshjet në Parkun e Lirisë, Komuna investon në rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

Rëra e shpërndarë nga reshjet e fuqishme të shiut që kaluan javëve që shkuan në Ferizaj, në Parkun e Lirisë kërkon intervenimin e autoriteteve lokale.

Për t’i rikthyer pamjen e bukur shtigjeve të ecjes e vrapimit në Parkun e Lirisë, Komuna e Ferizajt ka dërguar eskavatorët dhe ekipet tjera mirëmbajtëse për ta realizuar këtë investim.

Për t’i inspektuar këto punime, doli NënKryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe drejtorët komunal, Arben Halili dhe Zekir Bytyqi. Ata thanë se investimet në këtë hapësirë do të zgjerohen edhe në mirëmbajtjen e parkut si dhe në investime tjera në infrastrukturën më të mirë për të gjithë frekuentuesit e Parkut të Lirisë, investime këto që pritet të realizohen ditëve në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img