26,04,2024

Komuna e Ferizajt i reagon deputetit Haliti dhe shokëve të tij, ja për çfarë

Must Read

Komuna e Ferizajt ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti i cili ditëve të fundit, në deklarime të ndryshme në media, në tentativë për të krijuar një diskurs publik në favor të tyre, së bashku me shokët e tij, mëtojnë të krijojnë një opinion publik të pavërtetë, për kinse investimet e Qeverisë në Komunën e Ferizajt, çka është diametralisht e kundërt me realitetin në Komunën e Ferizajt, për faktin se si qytetarët, ashtu edhe institucionet lokale të Ferizajt, janë dëshmitarë të stagnimit, mospërkrahjes, nxitjes së pengesave të llojllojshme administrative e të tjera, të dhjetëra projekteve e punëve publike për këtë periudhë afro 1 vit e gjysmë qeverisje qendrore.

Ky është reagimi i plotë i komunës së Ferizajt:

REAGIM

Le të na tregoj deputeti Enver Haliti dhe shokët e tij, cilat janë projektet e tyre për Ferizajn?!

Ditëve të fundit, në deklarime të ndryshme në media, në tentativë për të krijuar një diskurs publik në favor të tyre, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti dhe shokët e tij, mëtojnë të krijojnë një opinion publik të pavërtetë, për kinse investimet e Qeverisë në Komunën e Ferizajt, çka është diametralisht e kundërt me realitetin në Komunën e Ferizajt, për faktin se si qytetarët, ashtu edhe institucionet lokale të Ferizajt, janë dëshmitarë të stagnimit, mospërkrahjes, nxitjes së pengesave të llojllojshme administrative e të tjera, të dhjetëra projekteve e punëve publike për këtë periudhë afro 1 vit e gjysmë qeverisje qendrore.

Madje, për të bërë më të besueshëm deklarimin e tyre publik, po këta deputetë, shfrytëzojnë pa të drejtë siglën e një organizate të respektuar të shoqërisë civile, në rastin konkret Institutin GAP, duke ia mveshur meritat vetvetes.

E vërteta qëndron krejtësisht ndryshe dhe tentativa për manipulimin e opinionit publik është sa e turpshme po kaq e padrejtë ndaj mijëra ferizajasve që të tillë deputetëve ia dhanë besimin në zgjedhjet e fundit nacionale.

Së pari, Komuna e Ferizajt është e vërtetë se është përfituese e dhjetëra projekteve të ndryshme kapitale, investime në shumë fusha, porse thelbi i kësaj të vërtete është se të gjitha këto projekte, që tani po tentojnë të paraqiten si investime të Qeverisë aktuale, si merita personale të deputetit Haliti dhe shokëve të tij, janë projekte të vazhdimësisë të përfituara nga Komuna e Ferizajt në vitet 2018, 2019 dhe 2020, të përfshira në kode buxhetore qysh atëherë, projeksione e marrëveshje të përfunduara dhe në të cilat ka filluar qysh herët puna në shumicën nga to, pra në kohë më përpara sesa fillimi i mandatit të deputetit Enver Haliti dhe shokëve të tij. Pra, janë projekte të cilat Kryetari Agim Aliu, me punën e tij të suksesshme, bashkëpunimin e sinqertë e vizionin për qytetin tonë, arriti t’i përfitoj, duke e kthyer besimin e qytetarëve, në investim për të ardhmen e tyre.

Pra, janë projekte e punë publike të kontraktuara qysh moti, disa prej të cilave vijojnë të zhvillohen, me pengesa shumë herë absurde, për paradoks nga po individë të caktuar të cilët tash janë rrahagjokës e i trumbetojnë si suksese të tyre.

Së dyti, gjuha e propagandës, është një element dallues pikërisht i individëve të tillë si deputeti Haliti dhe shokët e tij, andaj çdo qytetar ferizajas, është dëshmitar, për të kundërtën e pohimeve nga të lartcekurit, sepse është fakt i pamohueshëm, se Komuna e Ferizajt ka stagnuar në punë publike, pikërisht për faktin e bllokadave të paarsyeshme, pengesave të shumëllojta e qasjes jombështetëse nga niveli qendror.

Para se të trumbetojnë “suksese” individuale, deputeti Enver Haliti dhe shokët e tij nga Ferizaj, duhet t’i japin një përgjigje ferizajasve, sepse këtë përgjigje e meritojnë bashkëqytetarët tanë, ngaqë i dhanë besimin me mijëra vota mbështetëse.

Le të na tregoj deputeti Haliti dhe shokët e tij, cilin projekt për Ferizajn e përfshinë dhe miratuan në kuadër të Buxhetit të Republikës së Kosovës?

Le të na tregojnë edhe sesi u tret një megaprojekt, si dështoi projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, financim nga kredia me Qeverinë Hungareze, duke i lënë kështu ferizajasit, pa 42 milionë euro investime, pa një mjedis të pastër e pa sistem sipas standardeve për menaxhimin e ujërave të zeza.

Le t’i tregoj ferizajasve deputeti Haliti dhe shokët e tij, se pse kanë stagnuar projektet e mëdha në Ferizaj, duke i lënë gërmadhë nën mëshirën e fatit.

Është e gjatë lista e asaj se çfarë duhet t’i tregoj ferizajasve deputeti Haliti dhe shokët e tij. Porse ama një gjë nuk duhet harruar asnjëherë, se ferizajasit, dijnë të ndajnë të vërtetën nga manipulimi.

Fare në fund, e vërteta qëndron në fakte, dokumente, dëshmi e mbi të gjithë në atë se çfarë shohin dhe përjetojnë qytetarët ferizajas. Komuna e Ferizajt, ka gjithë dokumentacionin, të drejtën e përgjegjësinë për pohimet e këtilla, që dëshmon të kundërtën e deklarimeve të deputetit Enver Haliti dhe shokëve të tij për kinse investimet për Ferizajn.

E thënë thjesht fare, nga afro 100 milionë euro investime në vepra publike të cilat i përfitoi Komuna e Ferizajt më 2018-2019-2020, në mandatin e deputetit Haliti dhe shokëve të tij, Ferizaj përfitoi vetëm disa miniprojekte, me kosto të ulët financiare prej disa mijëra eurosh, gjë të cilën konsiderojmë se është një mbështetje e pamjaftueshme e që këtë trajtim nuk e meriton asnjë ferizajas e aq më pak kryeqendra e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Ferizaj.

Pra, një meritë që duhet t’i njihet publikisht deputetit Haliti dhe shokëve të tij, është reduktimi i investimeve për Ferizajn nga projekte shumëmilionëshe me rëndësi jetike e strategjike për Ferizajn e ferizajasit, në projekte të ndërtimit të këndit të lojërave dhe atë në fshatin e tij, e investime të tjera minore, që jo se janë të panevojshme, por flasin qartë për vëmendjen që ka Ferizaj nga deputeti Haliti dhe shokët e tij.

Andaj, kemi një thirrje për ju, ndaleni propagandën dhe hipokrizinë. Çlirohuni nga energjitë negative dhe filloni të bëni punë të hajrit për Ferizajn. Nëse nuk mund të bëni punë të hajrit për Ferizajn, të paktën mos bllokoni, ky është i vetmi hajër që mund të shohim nga ju.

Ndërsa ky është shkrimi i deputetit Enver Haliti në llogarinë e tijë në facebook:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img