19,05,2024

Komuna e Ferizajt dhe Komuna Bafra nga Turqia prite të thellojnë bashkëpunimin

Must Read

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti, i cili po qëndron në një vizite zyrtare në Turqi së bashku me afaristin ferizajas Faton Hasani, janë pritur sot në një takim nga Kryetari i Komunës së Bafras në Turqi Hamit Kiliç.

Në këtë takim drejtori Derguti, e falënderoi Kryetarin e Komunës se Bafras për mirëpritjen dhe ne emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimin në mes dy komunave.

Në këtë takim të dyja palët janë dakorudar që gjatë vizitës që do të bëjë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Komunës së Samsunit në Turqi, gjatë muajit mars me ftese të kryebashkiakut te Samsunit Mustafa Demir, pritet të vizitoj edhe Kryetarin e Komunës së Bafras Hamit Kiliç.

Pas takimit drejtori Dërguti ka zhvilluar edhe një takim me dhomën tregtare të Turqisë në qytetin e Bafras.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes afaristëve të Komunës së Ferizajt dhe asaj të Bafras nga Turqia. Ishte konstatim i përbashkët se ka potencial të madh për bashkëpunim ekonomik mes dy qyteteve.

Një pritje e veçantë e delegacionit nga Ferizaj, ju bë edhe nga Shoqata e Shqiptareve në Bafra të cilët treguan se në ketë qytet jetojnë mbi 10 mijë shqiptare prej shumë vitesh. Shumica e tyre ishin biznesmen të suksesshëm të cilët shprehen gatishmërinë për t’a vizituar Ferizajn, me qëllimin të shtrirjes së veprimtarisë së tyre edhe në komunën tone.

I gjithë ky aktivitet është në vazhdën e përpjekjeve të Komunës se Ferizajt, për Zhvillim Ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Komunën tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img