07,09,2025

Komuna bashkë me operatorin ekonomik “Ekologjia” po dezinfekton falas bizneset e gastronomisë

Must Read

Tash kur edhe pak ditë nis së funksionuari sektori i gastronomisë, pas mbylljes si pasojë e gjendjes së pandemisë, me vullnetin e operatorit ekonomik dhe nën mbikqyrjen e Komunës së Ferizajt, po kryhet falas dezinfektimi i lokaleve të biznesve të gastronomisë, për t’i përgatitur për shërbim të klientëve.

Bizneset e këtilla kanë mundësinë që të lajmërohen pranë Inspektoratit të Komunës në mënyrë që biznesi i tyre të përfshihet në listën e dezinfektimit ditëve në vijim. Ky aksion për të cilën Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin për operatorin ekonomik për gatishmërinë, sadopak lehtëson koston e biznesit për ta kthyer në shërbim pas pandemisë akëcilin biznes që vepron në fushën e gastronomisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img