27,12,2024

Kompletohet infrastruktura në rrugën nga Xhamia dhe Kisha deri tek Teatri

Must Read

Kompletohet infrastruktura në rrugën nga Xhamia dhe Kisha deri tek Teatri –  përfundohen trotuaret, mbjellja e drunjve dekorativ dhe asfaltimi një shtrese të rrugës

Pas rregullimit të trotuareve, mbjelljes së drunjve dekorativ sot u kompletua edhe me një shtresë asfalti, segmenti i rrugës “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht pjesa nga Teatri “Adriana” deri tek Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse.

Zhvillimi i këtij projekti, flet për qasjen që ka qeverisja Aliu, vet i pari i Komunës, Agim Aliu për të modernizuar e rregulluar infrastrukturën e munguar për dekada në zonën e qendrës së qytetit. E për  inspektimin e punimeve në këtë projekt dolën nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ky i fundit tha se me këtë projekt, po trajtohet pas dekadave mostrajtimi kjo pjesë e qendrës së qytetit dhe se si projekt do të sjell dobi të shumta për banorët dhe bizneset e kësaj zone.

“Ashtu siç e kemi thënë në vazhdimësi që fokusi i jonë, gjegjësisht projektet infrastrukturore do të jenë të fokusuara në zonën urbane, atë po e dëshmojmë në vazhdimësi dhe ky është njëri nga ato projektet, projekti i rregullimit të infrastrukturës në qendrën e qytetit. Bëhet fjalë për rrugën kryesore të qytetit e cila pothuajse prej pasluftës ka qenë e patrajtuar dhe ne e kemi marr me seriozitet, në ditët e kaluara kemi filluar me rregullimin e trotuareve, tashmë kanë përfunduar trotuarët dhe mbjellja e pemëve ndërsa sot po përfundojmë edhe fazën e fundit, gjegjësisht asfaltimin të një shtrese të kësaj rruge dhe pas përfundimit, kjo rrugë do të jetë një rrugë model me të gjitha standardet për të gjitha bizneset dhe qytetarët që janë në këtë zonë” tha mes tjerash drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img