05,05,2024

Kompania “Bavaria” riparon dëmet në spitalin e Ferizajt vullnetarisht

Must Read

Pas reshjeve dhe stuhisë së natës së mbrëmshme, pa dëme nuk shpëtoi as Spitali Rajonal i Ferizajt.

Dëmtime më të mëdha u shkaktuan në repartin e Kirurgjisë dhe atë të Gjinekologjisë. Nga breshëri i madh që ra mbrëmë, kulmi i këtij objekti pësoi dëmtime të mëdha dhe si rrjedhojë filloi të pikonte çatia e Spitalit.

Por, falë vullnetit të mirë dhe zemërgjerësisë së biznesmenëve ferizajas, z. Blerim Hyseni  dhe Azem Shahini, pronarë të kompanisë “BAVARIA”  kanë filluar të rregullohen këto dy reparte.
Të gjitha këto punë , kompania Bavaria është duke i kryer në baza vullnetare, pa asnjë kompensim për materialin dhe punën e kryer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img