09,05,2024

Kompania austriake “Blum” së shpejti me prodhimet e veta, pjesë e laboratorit të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në UShAF

Must Read

Ferizaj.24.01.2018. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesin për Kosovë të Kompanisë austriake“Blum”, z. Miroslav Stanonik dhe përfaqësuesen për Shqipëri të po kësaj kompanie, znj. Violeta Gashi.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë për bashkëpunim në mes të UShAF dhe Kompanisë “Blum”, ku u dakorduan që në një të ardhme të afërt për institucionin tonë, kjo Kompani të jep donacion një makinë për hapjen e kanaleve për vendosje të aksesorëve, aksesor, mentesha, katalogje, etj. Po ashtu, Blum përmes përfaqësuesve të vet do të bëjë edhe prezantime për stafin dhe studentët e UShAF për procesin e funksionimit të këtyre mekanizmave në lidhje më proceset në lëmin e përpunimit të drurit.
Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e “Blum” për dëshirën që të bashkëpunojnë me UShAF dhe i njoftoi me programet mësimore, të cilat lidhen me përpunimin e drurit, numrin e studentëve që posedojnë këto programe dhe me lëndët të cilat kanë të bëjnë me pjesën e mekanizmave të lartshënuar.
Po ashtu, rektori u foli edhe për Bordin Industrial, i cili është pjesë e UShAF, si dhe për kompanitë më të mëdha në Kosovë, të cilat merren me përpunimin e drurit dhe janë pjesë e këtij Bordi. Po ashtu, theksoi edhe ndihmën që i ofron ky Bord Universitetit në pjesëmarrjen e vendimeve gjatë hartimit të planprogrameve të UShAF.
Ndër të tjera, rektori foli edhe për mënyrën e realizimit të praktikës së studentëve, si dhe për laboratorin e përpunimit të drurit, i cili është në fazën finale të kompletimit.
Ndërsa, përfaqësuesit e Kompanisë “Blum”, falënderuan rektorin për mikpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar, si dhe premtuan se do të jenë në bisedime që të shohin mënyrën se si mund të ndihmojnë institucionin e vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.
“Blum” është një kompani familjare që vepron në mbarë botën, e cila është e specializuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve: aksesorë, sistemet e ngritjes, sistemet e varëseve dhe sistemet e sirtarëve/pullave për mobilje – kryesisht për kuzhina. “Blum” ka shtatë zona prodhimi në Austri, si dhe vende prodhimi në Poloni, Brazil, SHBA dhe 28 filiale në mbarë Botën. Po ashtu, “Blum” është distributor në më shumë se 120 vende të Botës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img