16,08,2025

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, miraton propozimin për liberalizim për Kosovën

Must Read

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në tëitter, transmeton lajmi.net

Ajo tani ka porositur politikanët kosovarë se duhet të veprojnë.

“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek.

Për këtë miratim është deklaruar për lajmi.net edhe ministri për Integrime, Bekim Çollaku. Ai ka falënderuar anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje.

“Besoj se tani pa humbur kohë do të kryejm edhe ne obligimin e mbetur në mënyrë që të përshpejtohet vendimarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklaruar Çollaku./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan makineri dhe pajisje për “Ambientin”

Ferizaj, 16 gusht 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë sot makineri dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img