21,12,2025

Kombëtarja e Kosovës U17 “shkel” Islandën në EURO 2017

Must Read

Sonte vashat e Kombëtarës U17 na bënë krenar në Shkupin historik pasi në debitimin e tyre në EURO 2017 të Divizionit B mposhtën Kombëtaren e Islandës me rezultat 26:25 (16:12) pas një loje të shkëlqyeshme sidomos në pjesën e parë.
Vashat e trajnerit Faruk Shala dhe mentorit të tij Florent Beqiri dhe trajneres Shqipe Tahiri vërtet sonte dhan maksimumin, dhe kishte raste kur edhe u alivanosën në duele të ashpra duke mos kursyer as veten.  Falë angazhimit të mjekes Erlinda Hakaj u rehabilituan dhe pastaj në terren dhanë atomin e fundit për fitore.
Në radhët e Kosovës shkelqyen portierja fantastike Leunita Gashi pastaj lojtarja e ndeshjes e shpallur nga juria e Kampionatit Sara Rexhepi si dhe motra e sajë e palodhshme Rina Rexhepi, Hana Hoti energjike, kapitenja Arrita Kursani vetmohuese sikur edhe lojtaret e krahut Bleona Abdullahu dhe Fatjona Rexha.
Nesër Kosova në ora 19:00 ballafaqohet me Sllovenin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img