19,05,2024

Koha po mbaron, BDI e pavendosur: Bisedime me çdo parti

Must Read

Raporteri Fleckenstein thekson se Shqipëria ka arritur sukses në procesin e integrimit evropian por zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, i reformës elektorale, i ligjit të dekriminalizimit  është me rëndësi në forcimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e tyre publike dhe përfaqësuesit politikë.

Draft raporti vë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare të këtij viti. Parlamenti Evropian këmbëngul sërish për zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi dhe në veçanti të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE, shkruan Top Channel.

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit Brukseli i bën thirrje komisionit parlamentar të reformës elektorale të përfundojë rishikimin e kodit elektoral duke përfshirë rekomandimet e OSBE – ODHIR- it  dhe për të mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë. Eurodeputetët kanë mirëpritur hapat në luftën antikorrupsion dhe në operacionet e reja kundër plantacioneve të drogës.

Kërkohet më tepër bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës që të arrihet në dënimin e funksionarëve të lartë dhe të mbikqyret financimi i partive politike. Raporti i Fleckenstein që pritet të kthehet në rezolutë të Parlamentit Evropian në pranverë ka marë 231 amendamente që votohen të martën në komisionin e jashtëm.

Amendimet kryesisht kanë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme parlamentare ku përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare që të vijohet me tej procesi i integrimit. Po ashtu kërkohet të gjenden zgjidhje për problematikën me azilkërkuesit drejt vendeve anëtarë të BE-së, mbipopullimit të burgjeve dhe të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img