Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që Serbia po i keqpërdorë të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që t’i dëmtojë proceset në Kosovë.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kocit:
Ramushin e ka arrestuar paaftësia e jonë
Serbia po i keqpërdorë të gjtha mekanizmat nderkombëtare, për me i dëmtuar proceset në Kosovë, por edhe udhëheqësit eminent, siç është z. Ramush Haradinaj.
Çdo shtet e ka mënyren e vet se si i zbaton kërkesat për ekstradim, dhe fatkeqësisht, kjo situatë po thehet në kurrizin e z. Haradinaj.
Franca ka obligime ndëkombëtare lidhur me ekstradimet, dhe duhet t’i zbatoj.
Raportet me Francen i kemi të shkelqyeshme; na kanë ndihmuar në realizimin e pavarësisë dhe ndertimit të shtetit.
Ramush Haradinaj shumë shpejt do të lirohet.
Pafajësia e tij lidhur me akuzat e Serbisë, dy here është vêrtetuar në Tribunalin e Hagës.
Problemi është se ne jemi të paaftë dhe në planin diplomatik, nuk po mundemi të i bëjmë ballë sulmeve të Serbisë.
Prandaj, Ramushin e ka arrestuar paaftësia e jonë, dhe loja e fëlliqur e Serbisë.
Fatkeqësisht, tash po i vuajm pasojat e politikës së gabuar kadrovike, me vite të tëra.
Nuk mbahet shteti me aktivist të paaftë politik, me kusheri dhe me poltrona.
.