23,12,2024

Koci beson në drejtësinë ndërkombëtare

Must Read

Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se në fillim të vitit të ardhshëm pritet të fillojë së funksionuari Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe pret gjykime të drejta dhe fer, ashtu siç kanë qenë gjykimet në Tribunalin e Hagës.

Megjithatë, Koci ka thënë se në konkursin për pranimin e stafit të kësaj gjykate është paraqitur një situatë absurde dhe skajshmërisht diskriminuese.

Sipas tij, shqiptarët mund të konkurrojnë për të punuar në këtë gjykatë nëse e kanë shtetësinë e ndonjë shteti të BE-së apo të ndonjë shteti kontribuues.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Koci ka folur edhe për procesin gjyqësor në rastin “Drenica”.

Ai ka beson se vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë në favor të palës mbrojtëse. Koci, i cili mbron Sami Lushtakun, ka deklaruar se rasti i tij është unik në botë dhe se deri më tani nuk është gjetur një aktgjykim i ngjashëm në praktikën gjyqësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img