27,12,2024

Klubet sportive njoftohen për rolin e Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në sport

Must Read

Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murtai-Shabani, ka marrë pjesë në një takim të Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në sport me përfaqësuesit e klubeve sportive të Komunës së Ferizajt.

Pjesë e këtij takimi ishte Besim Kelmendi UD i Kryeprokurorit të Shtetit, njëherit Kryetar i Këshillit Kombëtar, Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policin e Kosovës, anëtar i Këshillit Kombëtar, Fatmir Kabashi përfaqësues nga MKRS, anëtar të Këshillit Kombëtar dhe Mehdi Uka sekretar i Këshillit.

Këtë takim e ka hapur Drejtorja e DKRS-së Xhemile Murati-Shabani e cila pasi përshëndeti të pranishmit, ju dha fjalën kryetarit të këshillit Kombëtar Besim Kabashi, i cili i njoftojnë kryesit dhe përfaqësuesit e klubeve ferizajase rreth rolit të këshillit Kombëtar, detyrimet e klubeve për zbatueshmërin e ligjeve si për dukurit negative në sport.

Ndërkaq Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policin e Kosovës të pranishmit i ka njoftuar për obligimet e klubeve sportive dhe detyrimet dhe marrëveshjet në mes klubeve dhe policisë.

E nga ana tjetër në këtë takim Fatmir Kabashi ju dha sqarime të pranishmëve rreth rilicencimeve të klubeve dhe federatave sipas ligjeve në fuqi.
Ky takim ishte shumë i nevojshëm për njohurit dhe rrethanat që kemi me implementimin e ligjeve në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img