03,07,2025

KKSB: Siguri stabile në Ferizaj

Must Read

Këshilli komunal për siguri në bashkësi i Ferizajt, konstatoi sot se përkundër disa disa ngjarjeve të pakëndshme të kohëve të fundit, midis të cilave edhe një vrasje, siguria në komunën e Ferizajt vazhdon të jetë stabile.

Këtë e konstatuan nënkryetari Xhavit Zariqi dhe komandanti i policisë së Ferizajt Qazim Reka.
Komandant Reka tha se incidentet kanë qenë të izoluara, ndërsa të dyshuarite përfshirë në to, janë sjellë para drejtësisë. Ai konstatoi se vala e bashkatdhetarëve që kishin ardhur për pushime gjatë korrikut dhe gushtit, e kishin trefishuar ngarkesën e trafikut, porse e tëra ka kaluar pa probleme të mëdha.
Lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, njoftoi se janë bërë përgatitjet higjienike e teknike, shumica e shkollave janë furnizuar me lëndë djegëse dhe janë kompletuar me staf profesional.
Drejtori i arsimit konstatoi se sivjet ka pasur ulje të dukshme të numrit të nxënësve, duke shkaktuar uljen e numrit të paraleleve. Si pasojë, në mësimin lëndor sivjet janë 616 orë më pak, ose humbja e 31 normave të arsimtarëve, kurse në mësimin klasor, katër mësues kanë mbetur pa klasë. Por, arsimtarët nuk kanë mbetur pa punë, pasi atyre u është dhënë një numër orësh duke bërë riorganizimin e shpërndarjes së normave. Vitin e ri shkollor 2016-2017, sipas drjetorisë së arsimit sivjet e fillojnë 25.322 nxënës dhe 1.814 punëtorë arsimi, në gjithsej 62 objekte shkollore. Drejtori Halili bëri të ditur edhe për investime të rëndësishme që janë bërë sivjet në renovimin e njëmbëdhjetë shkollave, apo pjesëve të tyre.
KKSB bisedoi edhe për sigurinë e nxënësve, për rezultatet e garave të tyre dhe për çështje të tjera në interes të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtjes së vitit shkollor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img